RAPORTO NË MËNYRË ANONIME

FLETË VLERËSIMI

Shenja të mundshme të dhunës me bazë gjinore
Njohja e shenjave të dhunës dhe abuzimit mund të ndihmojë në identifikimin e situatave të rrezikshme. Në rast se vërehen dhe plotësohen disa shenja, është e rëndësishme të kërkohet ndihmë.

Pershkrimi Check
Ka plagë ose mavijosje të përsëritura.
Jep shpjegime të paqarta për dëmtimet.
Duket e frikësuar kur përmendet partneri.
Shmang kontaktin vizual dhe rrëfimin personal.
Ka mungesa të shpeshta në punë apo shkollë.
Shfaq ndjenja të forta faji ose turpi.
Kontrollohet nga partneri në telefon ose daljet.
Nuk ka akses në para ose vendime financiare.
Partneri e shoqëron gjithmonë dhe nuk e lë vetëm.
Ka frikë të marrë vendime të vogla pa leje.
Ndryshon papritur sjellje - nga e hapur në e heshtur.
Flet me frikë për çështje familjare.
Ka kufizuar kontaktet me miq e familje.
Ka shenja lodhjeje kronike, pagjumësie.
Fëmijët e saj janë të frikësuar ose agresivë.
Ankohet për mungesë autonomie ("nuk më lejon të dal").
Shfaq tronditje fizike gjatë bisedës.
Ka humbur interesin për gjërat që i pëlqenin.
Flet për "probleme" me partnerin por pa detaje.
Thotë se "gjithçka është në rregull" - por sjellja tregon të kundërtën.
⚠️

Udhëzim për përdorim:

Nëse identifikohen 5 ose më shumë shenja pozitive, rekomandohet të mbahen kontakte të vazhdueshme dhe të përgatitet një referim diskret drejt institucioneve kompetente (Bashkia, Policia, Qendra Shëndetësore, OJF-të).

Shenjat e zgjedhura: 0

Formulari i Raportimit

Plotësoni formularin më poshtë për të dërguar një raport Anonim.

🔒

100% Anonim

Nuk kryhet gjurmim i IP-së, nuk përdoren cookies dhe nuk ruhet asnjë e dhënë. Identiteti juaj mbetet plotësisht konfidencial.

Faqja nuk mbledh të dhëna. Raportimet dërgohen në institucionet përkatëse, si Policia dhe Bashkia, për t’u trajtuar dhe ndjekur sipas nevojës së rastit. Raportimi është plotësisht anonim dhe nuk ruan asnjë informacion personal.

Si funksionon Raportimi Anonim

Privatësia juaj është e siguruar:

  • ✓ Nuk ruhet adresa IP
  • ✓ Nuk kryhet gjurmim
  • ✓ Nuk bëhet identifikimi i përdoruesve
  • ✓ Transmetim i sigurt i enkriptuar
  • ✓ Raportimi trajtohet nga profesionistë

Këshilla për përballimin e dhunës me bazë gjinore

"Nuk je vetëm, ka njerëz që duan të të ndihmojnë."

Kuptimi i dhunës me bazë gjinore

Akteve të dhunës shpesh u paraprijnë shenja të vogla, të përsëritura dhe të fshehta, të cilat mund të identifikohen vetëm nga persona të ndjeshëm dhe të trajnuar. Njohja e këtyre sinjaleve kontribuon në parandalimin dhe shpëtimin e jetëve.

Kujtoni: Shmangia e fajtësimit të vetes është thelbësore. Sipas standardeve për mbështetjen e përjetuesve të dhunës, duhet t’u përcillet qartë se përgjegjësia nuk qëndron tek ata. Pranimi i kësaj të vërtete përbën hapin e parë drejt rehabilitimit emocional.

Këshilla të rëndësishme

🛡️

Siguri e menjëhershme

Në rast se ndodheni në situatë rreziku, rekomandohet ndërmarrja e veprimeve të menjëhershme, duke u larguar drejt një ambienti të sigurt dhe duke kontaktuar Policinë (112) ose Linjën Kombëtare për Dhunë në Familje. Reagimi i shpejtë është thelbësor.

💬

Mbështetuni në rrjetin tuaj të sigurt

Mbështetja mund të vijë nga një mik/e i/e besuar, një anëtar i familjes ose një grua-burimore e angazhuar në komunitet. Studimet tregojnë se rrjetet sociale mund të ofrojnë mbështetje emocionale të rëndësishme për përjetuesit e dhunës, megjithatë ato mund të kenë edhe efekte ambivalente.

📝

Ruani informacionet dhe kërkoni ndihmë profesionale

Pas përjetimit të dhunës me bazë gjinore, individi mund të përjetojë trauma psikologjike, ankth, nervozizëm, depresion ose simptoma të tjera. Rekomandohet ruajtja e dokumentacionit (fotografi, mesazhe, dëshmi) në një vend të sigurt, për të lehtësuar procesin e referimit institucional.

🏥

Kërkoni Ndihmë Spitalore

Në rast se keni pësuar lëndime fizike, rekomandohet të kërkoni ndihmë mjekësore sa më shpejt të jetë e mundur. Paraqituni në një qendër shëndetësore ose spital për trajtim dhe dokumentim të lëndimeve.

Institucione pranë jush

Gjeni shërbimet e ndihmës pranë jush

LISTA E KONTAKTEVE INSTITUCIONALE - GRAMSH 2025

Policia e Shtetit - Komisariati Gramsh

24/7 Reagim emergjent dhe mbrojtje

📞129 📞126 📞112 📞+355694110220

📍 Gramsh, Shqiperi

Oficer kontakti për dhunën në familje

Bashkia Gramsh - Njësia e Shërbimeve Sociale

Ndihmë ekonomike dhe strehim emergjent

📞 +355 69 912 0128

📍 Sheshi Kamer Dermyshi, Gramsh 3301, Shqiperi

Punonjëse sociale / Koordinatore e mekanizmit

Qendra Shëndetësore - Gramsh

Shërbim mjekësor dhe raport mjekësor

📞 127

📍 Rruga Hamit Dollani, Gramsh, Albania

Mjek familjar / Psikolog klinik

Gjykata e Rrethit - Elbasan

Urdhër mbrojtjeje dhe procedura ligjore

📞 +355 54259951

📍 Rruga Koco Brisku 5, Elbasan, Shqiperi

Sekretaria gjyqësore për çështjet e dhunës në familje.

Shoqata “Të Dhurojmë Jetë”

Koordinim dhe ndihmë ligjore/psikologjike

📞 +355 69 747 6424

📍 Gramsh, Shqiperi

Koordinatore lokale - Gramsh