GRAMSHI I BARABARTË
SIGURI DHE ZË PËR TË GJITHË
Mbështetur nga:
Kjo faqe WEB është ndërtuar nga Shoqata “Të Dhurojmë Jetë” në kuadër të projektit “Gramshi i Barabartë - Siguri dhe Zë për të Gjithë”, i cili mbështetet përmes skemës së nëngranteve nga projekti “Rise Her - Fuqizojmë vajzat dhe gratë për një jetesë të pavarur”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga World Vision Albania dhe Forumi i Gruas Elbasan, me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Përmbajtja e kësaj faqeje është përgjegjësi e Shoqatës “Të Dhurojmë Jetë” dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian.
Fuqizojmë Gratë dhe Vajzat për një Jetesë të Pavarur është një nismë e financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe e zbatuar nga World Vision Albania dhe Forumi i Gruas Elbasan, me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS). Projekti synon të forcojë kapacitetet e Organizatave të Shoqërisë Civile (OSHC-ve) dhe të mekanizmave lokalë për të adresuar pabarazitë gjinore dhe dhunën me bazë gjinore (DHBGJ), duke krijuar zgjidhje të qëndrueshme me ndikim afatgjatë në jetën e grave dhe vajzave në situata vulnerabël.
Të gjitha raportet trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe kujdes profesional.
Çdo numër përfaqeson një jetë që ne kemi ndihmuar të ndryshojë, një zë që kemi fuqizuar, dhe një hap drejt një të ardhme më të mirë.